Superliga/ Java e 32-të luhet në dy ditë, vëmendja te Tirana-Kukësi

Superliga/ Java e 32-të luhet në dy ditë, vëmendja te Tirana-Kukësi

23:04, 03/07/2020

Java e 32-të e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në dy ditë të ndryshme, konkretisht pasditen e të dielës dhe të hënën në dy fasha orare të ndryshme, ndërsa vlen të theksohet se vetëm një nga 5 takimet, do të luhet nën dritën e projektorëve.

Kështu gjithçka do të startojë të dielën në orën 17:45, kur Laçi do të presë Flamurtarin e rënë tashmë në Kategorinë e Parë.

Po në të njëjtën orë, një tjetër skuadër që ka siguruar rënien në Kategorinë e Parë, Luftëtari, do të presë në Gjirokastër Vllazninë e Hysen Dedjas.

Të hënën pasdite vëmendja maksimale do të jetë te sfida Tirana-Kukësi, e cila do të startojë gjithashtu në orën 17:45.

Në rast të një fitoreje ndaj verilindorëve, bardheblutë do të çonin në 12 pikë diferencën me Kukësin dhe do të kenë nevojë për vetëm një pikë në 4 ndeshjet e mbetura, që të fitojnë matematikisht titullin.

Por për të nisur festën që të hënën, do të duhet një fitore me rezultat më të thellë se 3-0, për t’u shpallur zyrtarisht kampionë.

Nga ana tjetër Kukësi do të vijë në këtë përballje me mungesa të shumta në repartin e avancuar, por siç e theksoi edhe trajneri Shehi, me detyrimin për të provuar deri në fund të mbajë të hapur garën për titullin kampion.

Po të hënën në orën 17:45, në “Adush Muça” të Ballshit do të zhvillohet sfida mes Bylisit vendas dhe Partizanit.

Në mbrëmje vëmendja do të spostohet në “Niko Dovana” të Durrësit, ku Teuta do të presë Skënderbeun. Te dy skuadrat patën si objektiv zonën europiane të renditjes, por tani vetëm durrsakët mund ta synojnë këtë arritje, pasi korçarët nuk janë licencuar për të luajtur në Europë, edhe nëse u hiqet pezullimi nga Gjykata Federale e Zvicrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco