Sarri flet në prag të Juventus-Torino: Derbi penalizohet nga orari dhe mungesa e tifozëve

Sarri flet në prag të Juventus-Torino: Derbi penalizohet nga orari dhe mungesa e tifozëve

21:47, 03/07/2020

Juventusi vrapon drejt titullit kampion dhe sfida e radhës do të jetë nesër pasdite në derbin e qytetit përballë Torinos.

Tekniku i bardhezinjve, Maurizio Sarri vlerësoi maksimalisht përballjen ndaj “granatave” dhe bëri thirrje për përqendrim maksimal.

“Derbi është derbi dhe asnjëherë nuk hyjnë në punë argumentet logjike. Aq më tepër kur flitet për një sfidë që historikisht ka qenë shumë më e rëndësishme për Torinon. Jam i bindur që kundërshatrët do të jenë të supermotivuar nesër, ndaj duhet të luajmë me përqendrim dhe angazhim maksimal, për të marrë tre pikët”, tha tekniku i Juves.

Sfida do të luhet në orën 17:15 pasdite, kohë kjo që nuk i ka pëlqyer shumë Maurizio Sarrit, i cili gjithashtu foli me superlativa edhe për bashkëpunimin gjithmonë e më të mirë të Cristiano Ronaldos me Paulo Dybalën.

“Mungesa e publikut në këtë sfidë, e zbeh faktorin fushë, megjithatë mendoj që penalizues do të jetë edhe orari i ndeshjes. Nuk të lejon të shprehesh maksimalisht, por kemi ndeshje në orën 17:00 dhe duhet të luajmë. Sa i përket Ronaldos dhe Dybalës, po punojnë shumë edhe në stërvitje, që të bashkëpunojnë më mirë me njëri-tjetrin. Kanë bërë ushtrime vazhdimisht dhe frytet po i shohim në fushë. Janë dy lojtarë të një niveli të lartë, prej të cilëve presim gjithmonë e më shumë”, deklaroi Maurizio Sarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco