'Var këpucët në gozhdë' ish-sulmuesi i Liverpoolit

'Var këpucët në gozhdë' ish-sulmuesi i Liverpoolit

21:10, 03/07/2020

Sulmuesi i mirënjohur çek, Milan Baros ka njoftuar sot se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Ky vendim ishte paralajmëruar më herët nga futbollisti që në muajin nëntor pritet të mbushë 39-vjeç dhe që fiziku nuk po e lejonte të shprehte cilësitë më të mira në fushë.

Milan Baros u rrit te skuadra e Banik Ostravës, ku edhe bëri debutimin si futbollist profesionist, për t’u transferuar më pas te Liverpool, ku qëndroi për 3 sezone dhe shënoi 19 gola në 68 ndeshje të luajtura me “The reds”.

Më pas u transferua me radhë te Aston Villa, Lyon e Portsmouth, para se t’u bashkohej turqve të Galatasarayt, ku qëndroi për plot 5 sezone dhe shënoi 48 gola në 96 takime. Barros la Stambollin në verën e 2013-ës, për t’u transferuar te Antalyaspor, ndërsa një vit më vonë u rikthye në kampionatin çek.

Në tre sezonet e fundit, sulmuesi i mirënjohur ka qenë pjesë e skuadrës ku edhe e nisi karrierën, Banik Ostravës, me të cilën ka luajtur mbi 40 ndeshje dhe ka shënuar 15 gola. Baros ka pasur një karrierë të ndritur edhe te kombëtarja çeke e futbollit, ku ka luajtur 93 ndeshje dhe ka shënuar 41 gola.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco