Dritan Laci në Syri TV: Kur të vijë puna te UEFA, Zoti i Egbosë do të jetë shumë më i pafuqishëm

Dritan Laci në Syri TV: Kur të vijë puna te UEFA, Zoti i Egbosë do të jetë shumë më i pafuqishëm

18:58, 03/07/2020

Tema e ditës në futbollin shqiptar është takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë, Bylis-Tirana, i cili përfundoi me fitoren 2-1 të mallakastriotëve.

Mënyra se si u luajt pjesa e dytë, ku Bylisi përmbysi shifrat e 45 minutave të para, ndaj një kundërshtari që u duk inekzistent në fushë, ngriti dyshime të shumta, aq sa edhe FSHF-ja ka nisur hetim.

Gazetari i Syri.net, Dritan Laci, dha opinionin e tij për sfidën e djeshme që u zhvillua në Ballsh.

“Në fakt ndeshjen po e ndiqja në kohë reale, si nëpërmjet Tv, ashtu edhe nëpërmjet kompanisë së basteve ku kuotohej. Ndeshja ishte kuotuar në një kompani bastesh, nuk mund të them e huaj apo vendëse. Çuditërisht Bylisi kishte koeficient më të ulët, edhe pse ndodhej në dizavantazh. Ndeshja më pas u hoq nga kompania e basteve.

Më pas presidenti Halili deklaroi që ka pasur njerëz rreth tij që silleshin çuditshëm, ndaj për mua kjo i kalon caqet e një ndeshjeje normale.

Tashmë kemi një fakt në dorë, ku janë bastet. Mendoj se duhet të futen në lojë FSHF-ja apo organet ligjzbatuese, siç është Prokuroria.

Nuk them që do të ketë një penalizim për Tiranën, duke parë këto 24 orë që FSHF-ja ende nuk e ka dërguar në Prokurori.

Të gjithë e kanë cilësuar turp, skandal, apo epitete nga më të ndryshmet. FSHF-ja s’e di se çfarë po pret akoma, kur fakti është që ndeshja u luajt në kompani bastesh dhe është ‘print screen’ i koeficienteve që u publikua nga ‘Procesi Sportiv’”, deklaroi gazetari Dritan Laci në edicionin informativ të pasdites në Syri TV me gazetaren Enkeleida Zeko.

Në replikë me gazetarin Bledian Koka, gazetari Laci u shpreh se ajo që ndodhi dje dhe do të pasojë më tej do të ketë pasojë të rënda nëse nuk ka një hetim të mirëfilltë mbi atë që ka ndodhur:

“Unë po them kaq. Kur të vijë puna tek UEFA dhe dënimet, Zoti i Egbosë do të jetë shumë më i pafuqishëm. Ju kujtoj rastin e Skënderbeut që sot pret ende një dënim 10-vjeçar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco