Klopp: Nuk tolerojmë, duam të fitojmë  7 ndeshjet e mbetura

Klopp: Nuk tolerojmë, duam të fitojmë 7 ndeshjet e mbetura

17:50, 02/07/2020

Jurgen Klopp i ktheu skuadrës së Liverpool titullin kampion në Premier League pas 30 vjetësh dhe trajneri gjerman ka qetësuar të gjithë fansat e The Reds por edhe klubet e Premier League që kanë ende objektiva për të arritur se skuadra e tij nuk do të tolerojë aspak dhe do të bëjë çmos për të marrë pikët maksimale edhe në sfidat e mbetura.

“Për sa kohë do të qëndrojmë të uritur për të fituar, asnjë ekip nuk do të na ketë rival të lehtë, edhe pse sezoni ynë ka përfunduar, të jemi realistë. Ne kemi ego për të fituar 7 ndeshjet e mbetura dhe do të luajmë gjatë gjithë kohës kundër ekipeve që duan të arrijnë objektivat e tyre. Objektivi ynë në këto 7 takimet të mbetura, është të marrim maksimumin e mundshëm, si gjithmonë. Dua që ekipi të ruajë një nivel të kënaqshëm, pasi sezoni i ardhshëm fillon shumë shpejt”, u shpreh trajneri i Liverpoolit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco