Bylis-Tirana, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë

Bylis-Tirana, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë

17:26, 02/07/2020

Do të startojë në orën 17:45, takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë, mes Bylis dhe Tiranës.

Një përballje tepër interesante, që pritet të jetë mjaft e luftuar, edhe pse luhet në temperatura jo fort të përshtatshme.

Për sa i përket fazës çerekfinale, ballshiotët eliminuan Skënderbeun, ndërkohë që bardheblutë e Tiranës nuk hasën vështirësi ndaj Besëlidhjes së Lezhës.

Bylisi i Dovedan vjen në këtë takim pas humbjes minimale në kampionat ndaj Kukësit ditën e diel me rezultatin 1-0, ndërkohë që Tirana mposhti me përmbysje Skënderbeun, po ditën e diel.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

Formacionet zyrtare

Bylis: Miraka, Ntepe, Goxha, Janku, Peposhi, Ujka, Mëllugja, Murataj, Qardaku, Ndreca, Sallaku

Trajner: V. Dovedan

Tirana: Lika, Doka, Mucca, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Karabeci, Kobina, Hasani, Halili, Dunga

Trajner: E. Egbo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco