Moratta mohon zërat se Interi ka nisur bisedimet me Brescian për Sandro Tonalin

Moratta mohon zërat se Interi ka nisur bisedimet me Brescian për Sandro Tonalin

17:15, 02/07/2020

Drejtori sportiv i Interit Bepe Marotta pretendon se ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin e Brescias, Masimo Celino por tha se nuk ka folur me të për Sandro Tonalin. Mesfushori i Brescias ka qenë i përfolur shumë mbi një transferim tek Interi, ndërsa Marotta ka shprehur dëshirën që ti ofrojë një ofertë për lojtarin në fjalë.

 “Nuk jemi vetëm ne që e pëlqejmë Tonalin, ka edhe shumë skuadra të tjera. Ne po shohim mundësinë ta marrim vitin tjetër. Nuk kam folur me Brescian për Tonalin, edhe pse kam një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Celino”, i tha Marotta gazetarit sportiv Di Marzio.

 

Drejtori sportiv i Interit Marotta konfirmoi se ka gjetur akordin për të mbajtur Mosesin dhe Sanchezin deri në fund të Serisë A. “Ne kemi arritur marrëveshje për ti mbajtur këto lojtarë të paktën deri në ndeshjen kundër Getafes në Europa Ligë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco