Pjanic shpërthen në lot, shikoni si e feston transferimin te Barça!

Pjanic shpërthen në lot, shikoni si e feston transferimin te Barça!

09:57, 02/07/2020

Miralem Pjanic po feston transferimin te Barcelona, si suksesin më të madh në karrierë.

I lindur në Tuzla, Pjanic fëmijërinë e kaloi në Luksemburg, ku familja e tij emigroi shkaku i luftës në Bosnjë. Pikërisht në Luksemburg, Pjanic dhe familjarët e tij janë mbledhur për të festuar transferimin e tij te Barcelona.

Ky grumbullim familjar, dhuroi edhe emocione, me mediet në Bosnjë që raportojnë se Pjanic nuk i ka përmbajtur dot lotët.

Kujtojmë se Pjanic kaloi te Barcelona si pjesë e shkëmbimit me Arthur, që do të kalojë te Juventusi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco