Xhaka 'vë firmën' në fitoren e Arsenalit, mposhtet Leicester

Xhaka 'vë firmën' në fitoren e Arsenalit, mposhtet Leicester

21:07, 01/07/2020

Arsenali siguroi fitoren e dytë radhazi dhe më të thellën në këtë sezon në Premier League, pas atij ristarti zhgënjyes, duke mbajtur të gjalla shpresat për një vend në Kupat e Europës. “Topçinjtë” mposhtën 4-0 Norwichin në “Emirates” me dygolëshin e Aubameyang dhe finalizimet e Granit Xhakës e Soaresit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të skuadrës së Mikel Artetas, që e zhllokoi takimin me sulmuesin gabonez, pas një gafe të portierit, në minutën e 33-të. Katër minuta më vonë, Aubameyang shërbeu bukur në zonë për Granit Xhakën, që mposhti portierin mik me një goditje të prirët. Për shqiptarin ishte goli i parë në këtë sezon të Premier League-s.

Dominimi i Arsenalit u ndie edhe gjatë fraksionit të dytë e për rrjedhojë Aubameyang shënoi të dytin personal dhe të 51-tin në Premier League në minutën 67-të, ndërsa në të 81-tën e dërgoi topin në rrjetë Soares me një goditje të befasishme nga jashtë zonës.

Leicester City rrezikon të humbë vendin në zonën Champions pas disfatës 2-1 në fushën e Evertonit. “Dhelprat” u ndëshkuan dy herë brenda 16 minutave lojë nga Richarlison dhe Sigurdsson (11-m), ndërsa goli i Iheanachos në fillim të pjesës së dytë nuk mjaftoi për të marrë pikë përballë ekipit të drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Në takimin tjetër të orë 19:00, Newcastle shkatërroi 1-4 Bournemouthin me gola të shënuar nga Gayle, Longstaffm, Almiron dhe Lazaro. Goli i nderit për vendësit u shënua nga Gosling.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco