VIDEO/ Genoa-Juventus, Ronaldo shënon supergol nga distanca

VIDEO/ Genoa-Juventus, Ronaldo shënon supergol nga distanca

23:03, 30/06/2020

Juventusi po luan në transfertë me Genoan ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A, shkruan Syri.net.

Në pjesën e parë bardhezinjtë nuk arrijnë dot të gjejnë rrugën e rrjetës, por as vendësit, duke e mbyllur 0-0.

Nuk vonon shumë nga fillimi i pjesës së dytë, kur Dybala në minutën e 50-të me një veprim të bukur, gjuan saktë me të majtën, duke kaluar kampionët e Italisë në avantazh.

Më pas, Ronaldo në të 56’ me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone shënon një supergol, duke dyfishuar rezultatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco