Albi Doka do largohet në fund të sezonit nga Tirana, zbulon skuadrën e ardhshme

Albi Doka do largohet në fund të sezonit nga Tirana, zbulon skuadrën e ardhshme

23:49, 29/06/2020

Albi Doka ka zbuluar se këto ndeshje do të jenë të fundit me fanellën e Tiranës.

Mbrojtësi shprehet se sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së HNK Gorica, ndërkohë që shpreson se më pas të mund të shkojë edhe në një kampionat më të mirë.

Sa i përket kampionatit, Doka tha në “Proçesin Sportiv” se beson se mund të mbyllet në ndeshjen e kësaj jave, atë ndaj Kukësit.

Doka, si jeni, si është sezoni?

Mirë, top si kampiona që jemi. Ka shkuar mirë me ardhjen e Egbos, po i shohim një nga një ndeshjet. Besoj se do mbyllet në këtë javë.

Kartoni i verdhë në Korçë...

Kisha tre kartonë të verdhë, i thashë të më falte, por tani do të mungoj në ndeshjen me Kukësin.

Mos e more vetë kartonin që të mos përballeshe me Abazajn?

Kisha më shumë dëshirë të luaja në ndeshjen e radhës dhe Abazaj më mori në telefon dhe më tha se e dinte që do të mungonte.

Merkato...

Edhe me këto ndeshje jam me Tiranën dhe më pas largohem në Kroaci. Do luaj me HNK Gorica. Plani është të luaj jashtë dhe të bëj sezone të mira dhe të shkoj më larg se Kroacia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco