‘Lewandowski është 9-shi më i mirë në botë’

‘Lewandowski është 9-shi më i mirë në botë’

20:31, 05/06/2020

Javi Martinez ka thurur elozhe për shokun e tij të skuadrës te Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Mesfushori i bavarezëve është shprehur se Lewandowski është ‘9shi’ më i mirë në botë aktualisht.

Sipas Martinez, Leëa po bën sezonin më të mirë të karrierës së tij, dhe nuk ka dyshime se është më i miri.

“Ai po luan sezonin më të mirë në karrierën e tij. Gjithçka shkon në rrjetë. Ai është kafshë – më i miri 9-tësh në botë. Shpresoj që ai të vazhdojë kështu deri në gusht”, ka thënë Martinez për ‘Marca’.

 “Frikë se ai shkon te Real Madrid? Jo, sepse lojtarët e mëdhenj kanë lënë Bayern dhe gjithmonë janë zëvendësuar mirë. Është e qartë se do të ishte humbje e madhe, por nuk do të ndodhë”, ka shtuar spanjolli.

Lewa është shënuesi më i mirë në Evropë dhe është afër të thyej edhe rekordin në Bundesliga, që mbahet nga Gerd Muller. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco