Klubi kroat gjobit Eros Grezdën për sherrin me kundërshtarin

Klubi kroat gjobit Eros Grezdën për sherrin me kundërshtarin

19:47, 05/06/2020

Klubi kroat i Osijekut ka marrë masë disiplinore pas pezullimit prej 4 ndeshjesh që Federata Kroate e Futbollit i dha mesfushorit Eros Grezda.

Në një komunikatë për shtyp, Osijek konfirmon se në përputhje me vendimin e FFK-së, ka gjobitur 25-vjeçarin, por nuk përcakton vlerën financiare të penalizimit të lojtarit të tij.

Pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, Rijeka-Osijek 3-2, Grezda u konfliktua me sulmuesin kundërshtar Colak në parkimin e stadiumit, pasi pretendon se kroati e ka fyer në ndjenja kombëtare.

Më pas, Grezda kërkoi falje publike, ndërsa u dënua nga Federata Kroate me 4 ndeshje pezullim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco