Mertens refuzon Chelsea-n, qëndron te Napoli

Mertens refuzon Chelsea-n, qëndron te Napoli

20:01, 05/06/2020

Dries Mertens dhe Napoli do ta vazhdojnë bashkëpunimin midis tyre. Sipas atyre që raporton “SkySport”, menaxheri i futbollistit belg dhe presidenti i napoletanëve, Aurelio De Laurentiss kanë patur një takim midis tyre pak çaste më parë.

Sipas medias italiane palët kanë rënë dakord dhe në ditët në vijim pritet që lojtari të nënshkruaj me klubin e Napolit.

Kujtojmë që për Mertens interesohej dhe Chelsea, por futbollisti ka vendosur që të qëndrojë te Napoli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco