Doktori i Lazios tregon gjendjen e Milinkovic-Savic pas përplasjes me portierin shqiptar

Doktori i Lazios tregon gjendjen e Milinkovic-Savic pas përplasjes me portierin shqiptar

18:08, 05/06/2020

Ditën e djeshme mediat italiane raportuan për një përplasje mes portierit shqiptar të Lazios, Marco Alia, dhe mesfushorit serb, Sergej Milinkovic-Savic, duke theksuar se ky i fundit kishte mbetur i dëmtuar dhe se mund të humbte startin e sezonit.

Megjithatë sot ka reaguar një pjesëtar i stafit mjekësor të bardhkaltërve, që është shprehur se mesfushori serb ndihet në formë mjaft të mirë dhe se është plotësisht gati për startin e kampionatit.

“Ju gazetarët jeni shumë të mirë, por ndonjëherë e teproni me ato që shkruani. E kam parë Milinkovic-Savic sot në mëngjes dhe ishte në top formë. Ju siguroj që është plotësisht gati për startin e kampionatit”, tha doktor Ivo Pulcini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco