Rikthehet Çelsi, kanibali i merkatos: merr Werner dhe Ziyech

Rikthehet Çelsi, kanibali i merkatos: merr Werner dhe Ziyech

17:06, 05/06/2020

Çelsi i ri duket se u është rikthyer zakoneve të vjetra si kanibal i merkatos. Kohët e kritikave për merkaton e bluve gjatë verës së kaluar duken shumë larg. Ideja për të rifilluar nga të rinjtë pas sakrificave të shkëlqyera, si në rastin e Hazard, është një diskutim i vjetër. Ndalimi i famshëm i transferimeve, i cili e pengoi Çelsin të bënte blerje të reja, përfundoi janarin e kaluar.

Dhe menjëherë vjen një goditje dyshe: Hakim Ziyech vjen nga Ajaksi për 33 milion paund dhe Timo Werner, sulmuesi më i kërkuar në tregun ndërkombëtar, marrë nga Lajpzig për 55 milion euro. Kjo blerje është një operacion i mrekullueshëm në merkato. Futbollisti kërkohej edhe nga Jurgen Klopp i Liverpulit. Sulmuesi i kombëtares gjermane do të luajë në Premier League, duke nisur nga sezoni tjetër, te “Blues” dhe jo tek “Reds”.

Ai do të firmosë një kontratë deri 2025 për më shumë se 10 milionë euro në vit. Një arritje fantastike, nëse në pjatën e bilanceve vihen nga njëra anë mosha e futbollistit (24 vjeç) dhe rendimenti në sezonin aktual (40 gola në 31 ndeshje, 92 gola në 154 ndeshje në total). Dhe nga ana tjetër shifra për t’u paguar. Në kohë të tjera, ai vështirë se do të ishte larguar nga Lajpcigu me këto shifra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco