Portugali/ Tifozët e Benfikës sulmojnë autobusin e skuadrës: dy lojtarë të plagosur

Portugali/ Tifozët e Benfikës sulmojnë autobusin e skuadrës: dy lojtarë të plagosur

16:56, 05/06/2020

Futbolli post pandemisë COVID-19 ka ndryshuar në mënyrë dramatike, por disa zakone të vjetra, të këqija, për fat të keq kurrë nuk ndryshojnë.

Konfirmimi vjen nga Portugalia, ku në ndeshjen e kthimit ndodhi një episod i pabesueshëm dhune: Benfika nuk shkoi më tej se një barazim 0-0 kundër Tondelas modeste. Kjo bëri që ata të barazojnë me pikë Porton në kreun e tabelës, ndërkohë që kishin mundësinë të kryesonin të vetëm.

Tifozët e zhgënjyer, sulmuan autobusin e ekipit me gurë dhe plagosën dy lojtarë, Weigl dhe Zivkoviç, të cilët u transportuan në spital. Tifozët hodhën gurë dhe objekte të ndryshme në drejtim të autobusit, duke thyer xhamat dhe duke plagosur dy lojtarët.

Këta të fundit morën ndihmë të menjëhershme mjekësore: Zivkoviç ishte goditur në sy nga disa copa xhami, ndërsa Weigl ishte në gjendje shoku, sepse kujtojmë që ai ka qenë viktimë e një tjetër sulmi të dhunshëm në autobus, në ditët kur luante te Borussia Dortmund.

Klubi i Lisbonës ka lëshuar një deklaratë zyrtare: “Bëjmë bërë të ditur se dy lojtarët janë ende në spital nën vëzhgimin e mjekëve: Klubi shpreh keqardhjen për këtë sulm kriminal ndaj autobusit të lojtarëve. Ne theksojmë, se do të garantojmë bashkëpunim të plotë me autoritetet dhe do të bëjmë përpjekjet maksimale për të identifikuar përgjegjësit për këto akte kriminale”

Liga portugeze ka bërë gjithashtu një deklaratë: “Ata dënojmë me forcë sulmin frikacak në një kohë kur futbolli portugez ka bashkuar forcat për të rifilluar një aktivitet, që u jep emocione miliona tifozë të apasionuar. Është absolutisht e papranueshme që gjëra të tilla vazhdojnë të ndodhë. Është e qartë se autorët nuk janë tifozë, por kriminelë, që me siguri do të identifikohen nga policia”, përfundon deklaratën Liga portugeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco