E pabesueshme! Klubi gjerman refuzoi 80 milionët e Realit për 20-vjeçarin

E pabesueshme! Klubi gjerman refuzoi 80 milionët e Realit për 20-vjeçarin

15:02, 05/06/2020

Kai Havertz kërkohet nga gjigantët e Europës. Real Madridi pati nisur një operacion në këtë drejtim, që u ndërpre nga Covid-19. Tani është Bayern Munich që po lëviz. Gazeta gjermane “Bild” pretendon se “Los Blancos” kanë vendosur 80 milionë euro në tryezën e Bayer Leverkusen për të marrë xhevahirin e futbollit gjerman.

Sipas kësaj gazete, qëllimi i galaktikëve ishte për ta mbyllur që tani operacionin me lojtarin, të cilit i mbaron kontrata më 2022, dhe ta linte në huazim te Leverkusen për një sezon. Skuadra gjermane është përgjigjur “jo”, sepse ka në mendje një skenar të ardhshëm, sipas të cilit mund ta shesë lojtarin për të paktën 100 milionë euro.

Kështu, “ankandi” për Havertz shtyhet në kohë. Bayer Leverkusen shpreson që Kampionati Europian i vitit të ardhshëm të jetë një fazë, në të cilën lojtari ta valorizojë edhe më shumë veten. Shtuar kësaj edhe besimin se tregu do të rikuperohet dhe do të kthehet në parametrat e mëparshëm. Në moshën 20-vjeçare, lojtari e di se e ardhmja e tij është e lidhur doemos me një gjigant europian./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco