Gasperini u përgjigjet akuzave të ngritura nga klubi i Valencias

Gasperini u përgjigjet akuzave të ngritura nga klubi i Valencias

20:58, 04/06/2020

Ditën e sotme, trajneri i skuadrës së Atalantës, Giann Piero Gasperini i është kundërpërgjigjur klubit i Valencias.

Pak ditë më parë tekniku italian deklaroi se kishte kaluar koronavirusin dhe kishte qenë me shumë mundësi i infektuar në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve ndaj Valencias në Spanjë, duke sjellë reagime të ashpra nga klubi spanjoll që e akuzoi se kishte rrezikuar jetë njerëzish.

Gasperini nuk ngurroi t’i kthente përgjigje sot spanjollëeve me shpjegimet e tij rreth kësaj teme që u bë publike në të gjithë Europën. “Kjo është një polemikë shumë fyese në të vërtetë, unë di që kam respektuar çdo lloj protokolli, kam qenë në karantinë si të gjithë derisa rifilluam stërvitjet.

Nuk kemi bërë kurrë tamponët, me testet sierologjike kam mësuar se kisha kaluar virusin dhe duke kujtuar të kaluarën, ajo ishte perudha kur kam pasur probleme shëndetësore. Por nuk kam pasur kurrë temperaturë apo probleme me mushkëritë të asnjë lloji. Kur u nisa nga Bergamo ndjehesha mirë, problemet i kam pasur më vonë. E përsëris, kjo polemikë është e shëmtuar dhe shumë fyese”, tha trajneri i Atalantës për mediat italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco