Sulmuesi i Real Madridit në telashe, rrezikon burgun

Sulmuesi i Real Madridit në telashe, rrezikon burgun

20:45, 04/06/2020

Sulmuesi në pronësi të Real Madridit, Sergio Diaz, rrezikon të dënohet me burg, pasi theu karantinën.

22-vjeçari është në huazim tek Cerro Porteno në Paraguai, teksa ndodhet në telashe të mëdha.

Sulmuesi rrezikon të dënohet me burg, pasi u kap nga policia në apartamentin e një shoku së bashku me disa njerëz të tjerë.

Kjo është kundër masave të marra nga qeveria paraguaiane në luftën kundër Covid-19, pasi nuk lejohen grumbullimet e mëdha të njerëzve.

Shumë futbollistë ishin mbledhur dhe ishin përfshirë në një ndeshje volejbolli, çka ka bërë fqinjët të lajmërojnë policinë, pasi mbledhjet e njerëzve nuk janë të lejuara dhe dënohen edhe me burg në Paraguai.

Pritet me mjaft interes të mësohet se cili do të jetë fati i futbollistit të Realit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco