Werner 'tradhton' Liverpoolin, vendos t'i bashkohet...

Werner 'tradhton' Liverpoolin, vendos t'i bashkohet...

20:36, 04/06/2020

Për një kohë të gjatë, Bayern Munich u konsiderua klubi i ardhshëm për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner, i cili më pas “flirtoi” me Liverpoolin. Tani vendimi duhet të ishte marrë, por çuditërisht gjërat kanë ndyshuar dhe tashmë Werener dëshiron t'i bashkohet klubit të Chelsea-t.

Klubi londinez ka pranuar të paguajë klauzolën e largimit (thuajse 60 milionë euro) që sulmuesi gjerman ka në kontratën e nënshkruar me Leipzigun. Vetë futbollisti do të përfitojë një pagë të majme prej 180 mijë sterlinash në javë.

Blutë e Londrës mposhtën konkurrencën e Liverpoolit, që për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga COVID-19 njoftoi Leipzigun se nuk ishte i gatshëm ta paguante të plotë klauzolën e largimit.

Në fakt, klauzola është e vlefshme deri më 15 qershor, por me çfarë është kuptuar nga BILD, edhe pse Liverpooli ishte favorit absolut për të siguruar shërbimet e futbollistit, ai do të përfundojë te blutë e Londrës.

Menaxheri i sulmuesit, Karlheinz Forster, kuptohet që ka zhvilluar diskutime të avancuara ditën e enjte dhe detajet më të hollësishme të marrëveshjes pritet të zbardhen deri në fillim të javës tjetër.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i bëri një telefonatë Wernerit disa muaj më parë, por zhurmat inkurajuese që vinin nga Merseyside janë ndalur që atëherë, çka nënkupton që “The Reds” janë dorëzuar dhe kanë hequr dorë përfundimisht nga ky futbollist.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco