E papritur/ 3 skuadra shqiptare do marrin pjesë në Kupat e Europës

E papritur/ 3 skuadra shqiptare do marrin pjesë në Kupat e Europës

19:28, 04/06/2020

Federata Maqedonase e Futbollit mori ditën e sotme një vendim drastik për përfundimin e sezonit futbollistik, për shkak të situatës aspak të favorshme në vend, ku numri i pacientëve të prekur me Koronavirus po rritej çdo ditë.

Kësisoj u vendos përfundimi i sezonit 2019-2020.

Në bazë të këtij vendimi, renditja momentale do të përcaktojnë ekipet që do të shkojnë në Europë sezonin e ardhshëm.

Gjasat janë të mëdha që Maqedonia të përfaqësohet nga Sileks në Champions, edhe pse Vardar, mban vendin e parë, në renditje.

Kujtojmë që klubi kryeqytetas, nuk ka mundur për momentin të sigurojë një licencë për garat Europiane.

Në këto kushte përfiton edhe vendi i 5-të në renditje që është Shkupi.

Lajm i mirë është se plot 3 ekipe shqiptare do të shkojnë në Europë këtë sezon.

Shkëndija, Renova dhe Shkupi, që renditen respektivisht në vendet 3, 4, 5.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco