Kupa e Italisë: Percaktohen datat e gjysmëfinaleve dhe finales

Kupa e Italisë: Percaktohen datat e gjysmëfinaleve dhe finales

19:43, 04/06/2020

Janë caktuar datat e gjysmëfinaleve të kthimit të Kupës së Italisë, me Juventus-Milan më 12 qershor dhe Napoli-Inter në 13 Qershor dhe më pas finalen në 17 Qershor.

Ishte, Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora që dha lajmin përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”.

 “I kisha kërkuar botës së futbollit që mund të rifillonim me Kupën e Italisë, pasi do të ketë tri ndeshje, dy gjysmëfinale dhe finalja, të transmetuara nga Rai, për këtë arsye mund të shihen nga të gjithë italianët”, – theksoi Spadafora.

Detajet do të komunikohen shumë shpejt nga Liga e Serisë A, por ka mundësi që ndeshjet të luhen në orarin e ri të mbrëmjes, 21:45. E njëjta fashë orari do të përdoret duke filluar nga 20 qershori, kur të rinisë edhe kampionati i Serisë A.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco