Masat drastike/ Ekipi bie nga kategoria nëse nuk zbaton masat ndaj Koronavirusit

Masat drastike/ Ekipi bie nga kategoria nëse nuk zbaton masat ndaj Koronavirusit

18:16, 04/06/2020

Federata Italiane e Futbollit raportohet se po planifikon që të bëjë një propozim drastik, duke zbritur një kategori më poshtë çdo skuadër që nuk respekton masat anti-COVID-19.

Sipas mediave italiane, propozimi pritet të diskutohet këtë të hënë në një mbledhje që drejtuesit e Federatës pritet të mbajnë.

Nëse ky propozim do miratohej, do i jepte Federatës autoritet të plotë për të zbritur një kategori më poshtë çdo ekip që nuk respekton masat kundër Koronavirusit.

Edhe pse numrat e pandemisë janë në rënie në Itali, Federata nuk pranon të bëjë lëshime në masat që skuadrat duhet të marrin për parandalimin e virusit.

Në Itali çdo futbollist apo pjesëtar stafi që del pozitiv me COVID-19 duhet të karantinohet për 14 ditë, dhe jo 7 ditë siç e kanë ligat e tjera europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco