Goditi me grusht futbollistin e Rijekës, Federata merr vendim për Grezdën

Goditi me grusht futbollistin e Rijekës, Federata merr vendim për Grezdën

16:20, 04/06/2020

Futbollisti shqiptar i Osijek, Eros Grezda është njohur ditën e sotme me masën ndëshkimore për sulmin fizik ndaj, Antonio Colak në parkingun e stadiumit pas ndeshjes së Kupës së Kroacisë ndaj Rijekës.

Federata Kroate e Futbollit, ka vendosur ta pezullojë me 4 ndeshje sulmuesin gjakovar për shkelje të nenit 57 të rregullores së disiplinës.

Vetë sulmuesi pas ndeshjes deklaroi se ishte ofenduar për prejardhjen në mënyrë të vazhdueshme nga Colak, si gjatë ndeshjes, ashtu edhe pas saj, ndaj edhe kishte reaguar ashtu në parking.

Vlen të theksohet se dënimi është më i lehtë nga sa ishte parashikuar, pasi mediat kroate kishin aluduar për një pezullim minimal prej 6 javësh dhe maksimal prej 6 muajsh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco