UEFA pezullon klubin e njohur nga Kupat e Europës

UEFA pezullon klubin e njohur nga Kupat e Europës

20:03, 03/06/2020

Ekipi i njohur turk, Trabzonspor, ku aktivizohet dhe ish-futbollisti i Partizanit, Kaleb Ekuban, është pezulluar nga Kupat e Europës me arsyetimin se ka shkelur rregullat e “Fair Play Financiar”.

UEFA doli me një deklaratë ku shpjegonte se Trabzonspor nuk i kishte respektuar rregullat e “Fair Play Financiar” dhe nëse do kualifikohet në Kupat e Europës nuk do marrë pjesë.

Ky vendim vlen për këtë sezon dhe për sezonin tjetër. Rregullat e “Fair Play Financiar” u prezantuan në vitin 2011 për të ndaluar skuadrat që të shpenzonin më shumë sesa ato fitonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco