Ter Stegen në bisedime me Barcelonën për kontratën e re

Ter Stegen në bisedime me Barcelonën për kontratën e re

23:28, 02/06/2020

Muajt e fundit është folur shpesh për një krisje të raporteve mes Barcelonës dhe portierit gjerman, Marc Andre Ter Stegen, por ka qenë vetë ky i fundit, që në një intervistë të dhënë për “Kicker” ka shuar zërat për një largim të mundshëm nga Katalonja.

Ai ka deklaruar se ndihet mjaft mirë në “Camp Nou” dhe se prej kohësh ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Barcelonën, ndërsa ka pranuar se për momentin negociatat janë ndalur vetëm për shkak të pandemisë.

“Te Barcelona kam gjithçka që dua dhe është e sigurt që këtë verë nuk do të largohem. Kemi nisur negociatat për të rinovuar kontratën, por gjithçka u ndërpre për shkak të pandemisë. Megjithatë jam i sigurt që do ta gjejmë gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin”, u shpreh gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco