Kaçe: Kontrata më skadon në qershor, kam pasur oferta nga klube gjermane dhe turke

Kaçe: Kontrata më skadon në qershor, kam pasur oferta nga klube gjermane dhe turke

19:52, 02/06/2020

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe tregon se i kanë ardhur oferta nga klube gjermane dhe turke.

Lojtari shqiptar, i cili është huazuar nga PAOK-u te klubi i Larisas bën me dije për median greke “Metrosport” se ndodhet në një pozicion të vështirë për sa i përket të ardhmes së tij, pasi i skadon kontrata për një muaj.

“Kontrata – Më skadon në muajin qershor.

Diskutime me PAOK-un dhe Larisan – As PAOK-u, me të cilët jam në kontratë, as me Larisën, ku po luaj nuk kam diskutuar. Çdo gjë është kthyer pas për shkak të situatës së koronavirusit. Ajo që di është se kontrata ime skadon për një muaj dhe do të shikoj se çfarë do të bëj me të ardhmen time. Kam marrë disa oferta nga klube të huaja që janë interesuar për mua dhe në të kaluarën. Gjërat nuk kanë ecur për shkak të pandemisë. Po pres që kampionati të fillojë sërish. Sinqerisht, që nuk e di se çfarë të bëj, Zoti e di. Jam akoma në ajër.

Klubet e interesuara për të – Janë disa klube nga Gjermania dhe Turqia që kanë treguar interes për mua në këto momente. Nuk dua t’i bëj publikë emrat”, përfundoi futbollisti shqiptar Ergys Kaçe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco