Specialisti i futbollit në Syri TV: Temperaturat e larta do krijojnë probleme

Specialisti i futbollit në Syri TV: Temperaturat e larta do krijojnë probleme

18:48, 02/06/2020

Infektimi i futbollistit të Bylisit me Koronavirus sikur e zbehu disi situatën në prag të rifillimit të Superligës, megjithatë shpresohet që të mos ketë më raste të tjera.

Në një lidhje direkte në Syri TV në edicionin informativ të pasdites me gazetaren Enkeleida Zeko, specialisti i futbollit, Artur Çobani, foli për ndikimin që do të kenë rregullat e vendosura dhe për më tepër ai vuri në dukje problemet që do të hasen prej temperaturat e l;arta që pritet të jenë gjatë verës.

Situata – Infektimi i lojtarit të Bylisit me Koronavirus i turbulloi disi ujërat, pasi i gjithë opinioni pret rifillimin e kampionatit. Situata e pandemisë krijoi probleme, pasi për një periudhë të gjatë skuadrat ishin pushim. Edhe temperaturat tashmë do të ndikojnë, por edhe infektimi i lojtarit të Bylisit dha një sinjal jo pozitiv, ku mund të krijojë pasiguri tek ekipet e tjera. Shpresojmë që mos të ketë të infektuar të tjerë dhe kampionati të zhvillohet normalisht.

Mbarëvajtja – Skuadrat do të zbatojnë rregullat e vendosura. Nuk është shumë e vështirë të respektohen rregullat, pasi edhe pjesëmarrja e sportdashësve nuk ka qenë shumë e madhe. Nuk besoj se do të ketë probleme edhe në fushë, për të respektuar rregullat e vendosura nga FSHF-ja. Mendoj që ekipet duhet të kishin organikë të pasur dhe të jenë të përgatitur fizikisht. Temperaturat e larta do të krijojnë probleme te futbollistët, ku mund të ketë dëmtime dhe do të krijohen boshllëqe tek ekipet shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco