Tare bëhet ‘misterioz’, nuk e tregon emrin e pasuesit të Milinkovic-Savic

Tare bëhet ‘misterioz’, nuk e tregon emrin e pasuesit të Milinkovic-Savic

23:44, 01/06/2020

Igli Tare, me punën që ka bërë ndër vite, padyshim është një nga arkitektët kryesorë për rritjen e Lazios.

Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka afruar në skuadër lojtarë që nuk njiheshin më parë dhe më pas janë shndërruar në yje.

Një prei tyre është edhe mesfushori serb, Sergej Milinkovic-Savic, i cili është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe klubet e mëdha e duan në ekipet e tyre.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sport”, Tare zbulon se e ka në mendje zëvendësuesin e mesfushorit serb, duke shtuar më tej se durimi dhe koha janë shumë të rëndësishme në një projekt.

“Mendoj se eksperienca më ka mësuar se koha dhe durimi janë shumë të rëndësishme për një projekt të fortë teknik. Historia ndër vite ka treguar se disa lojtarë që kanë mbërritur me skepticizëm, u bënë shumë të rëndësishëm për skuadrën në të ardhmen.

Zëvendësuesi i Milinkovic-Savic? Unë e kam një lojtar në mendje, por kurrë nuk do ua them atë. Më mirë preferoj të vras veten se t’iu tregoj emrin”, u shpreh Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco