Grezda i dërgon mesazh kundërshtarit që goditi me grusht

Grezda i dërgon mesazh kundërshtarit që goditi me grusht

21:11, 01/06/2020

Sulmuesi shqiptar i Osijekut, Eros Grezda, është penduar për sherrin fizik që ka bërë mbrëmjen e djeshme me lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak, të cilin e goditi me grusht aty ku qëndronin autobusët e të dyja skuadrave.

Sulmuesi shqiptar, i penduar për atë që ka bërë, i ka kërkuar falje sulmuesit kundërshtar, duke i thënë se më e mira do të kishte qenë të ishin sqaruar si njerëz dhe jo të bënin sherr.

Grezda i ka dërguar mesazh, Çolakut, me këtë të fundit që e ka postuar mesazhin e shqiptarit në profilin e tij zyrtar në “Instagram”.

“Tani jam më i qetë dhe nuk duhet ta kisha bërë atë. Ne duhet të kishim zgjidhur gjithçka duke folur si njerëz, por unë isha shumë nervoz gjatë gjithë ndeshjes. Kështu që unë do doja t’iu kërkoja falje për gjithçka ndodhi dhe ju mund të vendosni se cila është më e mira”, lexohet në mesazhin e dërguar nga Grezda për Çolak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco