VIDEO/ Rastet me koronavirus në ekip i ndalonin të luanin në kampionat, tifozët surprizojnë skuadrën

VIDEO/ Rastet me koronavirus në ekip i ndalonin të luanin në kampionat, tifozët surprizojnë skuadrën

10:53, 31/05/2020

Pas afro 3 muajsh pezullim, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Bundesliga 2 në Gjermani është rikthyer të luaj.

Mirëpo, ka ende një skuadër të kësaj lige në Gjermani që nuk ka shkelur ende fushën e blertë. Bëhet fjalë për ekipin e Dinamo Dresden, të cilët nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje, pasi që prej 9 majit të gjithë antëtarët e klubit (lojtar, staf teknik) kanë qëndruar të karantinuar. Ky izolim erdhi, pasi 3 lojtarë të ekipit rezultuan me Covid-19 dhe anuluan ndeshjet me Hanoverin dhe Greuther Furth. Ditën e sotme Dinamo Dresden do të luajë ndeshjen e parë në kampionat, teksa do të përballet me Shtutgartin.

Pikërisht për këtë arsye, tifozët e Dinamos kanë menduar të surprizojnë ekipin e tyre të zemrës, në prag të ndeshjes së parë. Kështu ata mbrëmjen e djeshme janë mbledhur në një numër i madh para hotelit ku qëndronte skuadra, dhe kanë festuar me flakadanë, tymuese dhe fishekzjarre, duke i dhënë zemër skuadrës për të marrë fitoren në ndeshjen e sotme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco