Messi apo Ronaldo? Ja kë zgjedh Lineker si më të mirin e historisë

Messi apo Ronaldo? Ja kë zgjedh Lineker si më të mirin e historisë

08:23, 31/05/2020

Debati më i madh midis sportdashësve të futbollit është: Messi apo Ronaldo ?

Rivalët e përjetshëm kanë pasur karriera të shkëlqyeshme, duke marrë tituj individual dhe në rang ekipi disa herë gjatë karrierës.

Ata që janë pro Ronaldos thonë se ai është një rezultat i punës së madhe, kurse ata të Messit thonë se talenti i tij i lindur e bën diferencën.

Kush është më i miri? Për Gary Lineker nuk ka asnjë pikë dyshimi. Ish-futbollisti kombëtares angleze shprehet se nuk duhet të ketë debat mbi lojtarin më të mirë të historisë, duke pretenduar se Lionel Messi është mirë se të tjerët.

“Njerëzit shpesh e japin opinionin e tyre në bazë të tifozllëkut. Nëse je tifoz me Barçën, zgjedh Messin, nëse je me Realin, Ronaldon. Unë jam një tifoz i madh i Ronaldos, por nëse po flisni për lojtarin më të mirë të historisë, nuk duhet as të debatohet, sepse është Messi. Ky është vetëm mendimi im.”

Suksesi i Messit ka ardhur tërësisht me Barcelonën, ndërsa Ronaldo ka fituar me Manchester, United, Real Madridin dhe tani me Juventusin. Sipas Lineker, fakti që CR7 ka shkëlqyer me ekipe të ndryshe nuk është argument për t’u përdorur kundër Messit.

“Messi pa dyshim ka luajtur në një skuadër të madhe që nga viti 2005, por pavarësisht emrave që kanë luajtur krah tij te Barça, statistikat e tij kanë qenë mahnitëse. Ai u ka provuar dyshuesve se e kanë patur gabim përsëri e përsëri. Edhe gjatë dy sezoneve të kaluara, kur skuadra e Barçës nuk ka qenë aq e fortë, kontributi i tij nuk ka pësuar rënie.”

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco