VIDEO/ Leverkusen mposht Freiburg, Havertz bën heroin

VIDEO/ Leverkusen mposht Freiburg, Havertz bën heroin

22:57, 29/05/2020

Freiburg priti në shtëpi Bayern Leverkusen, në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga.

“Aspirinët” kërkonin me patjetër fitoren në këtë sfidë, pasi vinin nga një humbje me  Wolfsburg. Dhe djemtë Peter Bosz ia arritën ta fitonin këtë ndeshje me rezultatin 1-0. Ishte Kai Havertz ai që i dha fitoren Leverkusen, duke shënuar golin e 11-të personal në Bundesliga. Mirëpo, për fat të keq talentit 20 vjeçar iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 66-të, për shkak të një dëmtimi.

Pas 70 minutave dominim, miqtë në fund të ndeshjes mund të kishin shkatërruar gjithçka, sepse pa një Lukas Hradecky në formë, Freiburg padyshim mund të kishte barazuar gjithçka. Me këtë humbje, vendasit mbajnë sërish vendin e 8-të, ndërsa Leverkusen ngjitet në vendin e tretë dhe tani pret ndeshjet e rivalëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco