Rrëfimi i Tata Martino: Barcelona, viti më i keq i karrierës sime

Rrëfimi i Tata Martino: Barcelona, viti më i keq i karrierës sime

18:54, 29/05/2020

Trajneri i Meksikës, Tata Martino, ka deklaruar se sezoni i kaluar në drejtim të Barcelona-s ka qenë më i keqi i karrierës së tij.

Martino ka pranuar se ndryshimet që bëri ai nuk u pranuan nga të gjithë.

 “Nuk ka qenë një vit i keq në aspektin e rezultateve. Kemi fituar një trofe (Superkupën) dhe kemi luajtur një finale, por në Barcelonë ka rëndësi sa trofe fiton. Megjithatë, unë them se ishte viti im më i keq sepse nuk arrita t’i jepja asgjë më shumë skuadrës”, ka thënë argjentinasi.

 “Kishte probleme që e shkurtuan eksperiencën time atje dhe, për mendimin tim, Clasico me Real Madrid ishte çelësi, të cilin ne e fituam 2-1 në shtëpi. Goli i dytë erdhi duke sulmuar hapësirat, gjë që Barcelona nuk e bën shpesh”.

“Shpjetësia do ta bënte Barcelona-n më të kompletuar, sepse, kur ekipi kundërshtar kishte topin, ishte mirë që sulmuesit të tërhiqeshin mbrapa dhe më pas të sulmonin hapësriat. Kjo ka ndodhur vitin pasues me Luis Enriquen”, ka thënë Martino.

Martino u ul në stolin e katalanasve në sezonin 2013/14.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco