Reali për Champions/ Zbulohen 3 blerjet ‘Big’ dhe largimet sezonin e ri

Reali për Champions/ Zbulohen 3 blerjet ‘Big’ dhe largimet sezonin e ri

17:08, 29/05/2020

Real Madrid po përgatitet që sezonin e ardhshëm të formojë një skuadër të frikshme dhe dinjitoze për të konkurruar në Champions League.

Së fundmi tabloidi britanik “The SUN”, ka bërë një parashikim të guximshëm të 3 super blerjeve të Florentino Perezit.

Anglezët mendojnë se rreth 70 % e skuadrës së Realit nuk ndryshon sezonin tjetër sidomos e gjithë mbrojtja që tregon stabilitet por edhe mesfusha.

Në repartin e tërhequr, portieri Courtois, Varane, Ramos, Marcelo dhe Carvahal janë të paprekshëm. Po ashtu dhe Casemiro përpara mbrojtjes me Toni Kroos.

I pari mund të afrohet Paul Pogba. Juventusi është tërhequr në garën për të rikthyer mesfushorin francez dhe kjo është parë si një dritë jeshile për Realin e Madridit. Spanjollët duan t’i japin një tjetër shans Eden Hazard që do të jetë përsëri pikë referimi sezonin tjetër por 2 goditjet e tjera të mëdha do të jenë Haaland si sulmues i parë dhe Kylian Mbappe.

Por afrimi i tyre do të thotë rinovim i pjesës përpara që do të sjellë largimin e Luka Modric, Gareth Bale dhe sulmuesit Benzema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco