Diego Costa në telashe. Sulmuesi i Atletico Madridit u akuzua një vit më parë se nuk kishte paguar rreth 500 mijë euro taksa.
Prokuroria spanjolle ka lëshuar një akuzë ditën e sotme për 31-vjeçarin, teksa sipas gazetës prestigjioze “AS”, akuza e ngritur ndaj Diego Costës parashikon gjashtë muaj burg për lojtarin dhe një gjobë prej 500 mijë eurosh.
Seanca gjyqësore është caktuar për të enjten e ardhshme.
Si të mos mjaftonin dëmtimet e shumta, sulmuesi tashmë duhet të përballet edhe me problemet gjyqësore, që kërkojnë ta fundosin përfundimisht.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: