Një tjetër shtet evropian konfirmon rinisjen e kampionatit

Një tjetër shtet evropian konfirmon rinisjen e kampionatit

14:37, 29/05/2020

Ashtu si në pjesën më të madhe të Europës, edhe Suedia ka hedhur hapa konkretë mbi rifillimin e futbollit pas ndërprerjes për shkak të Koronavirusit.

Kështu, ditën e sotme është vendosur që kampionati të rinisë më datë 14 qershor, sigurisht pa tifozë në shkallët e stadiumeve dhe duke zbatuar me përpikëri të gjithë masat për të shmangur një përhapje të COVID-19.

Pjesë e kampionatit suedez është edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani, i cili është i transferuar me formulën e huazimit te skuadra e AIK Stokolm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco