Nga Tirana në Kukës për të mbjellë kanabis, arrestohet bashkë me ‘bujkun’ tjetër

Nga Tirana në Kukës për të mbjellë kanabis, arrestohet bashkë me ‘bujkun’ tjetër

09:26, 29/05/2020

Policia e Kukësit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, arrestoi dy persona,  njeri nga Tirana dhe tjetri nga Dibra: A. C, 35 vjeç ishte me banim në kryeqytet dhe K.E, 20 vjeç ishte me banim në fshatin Zall-Reç të Dibrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se të dy, në fshatin Barr, në vendin e quajtur "Kepat e Bardhë", punonin si “bujq”: mbillnin kubinë dhe rrisnin fidanë kanabisi.

Gjatë kontrollit nga Policia, në vendin ku u kapën, u gjet një kallashnikov me disa fishekë.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake./ar.sh/SYRI.NET

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco