Dortmund gjen mbrojtësin e së ardhmes

Dortmund gjen mbrojtësin e së ardhmes

21:05, 28/05/2020

Në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm pas performancave të dobëta të Manuel Akanji dhe për të garuar me Mats Hummels dhe Dan-Axel Zagadou, Borussia Dortmund duket se e ka gjetur atë në Bundesliga.

Sipas “Sport Bild” , drejtuesit e klubit të Dortmund ‘ia kanë vënë syrin’ futbollistit të Freiburg, Robin Koch. 23 vjeçari, i cili ka luajtur edhe 2 ndeshje me kombëtaren gjermane, i skadon kontrata në qershor të vitit 2021. Edhe pse është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Freiburg, Koch nuk ka ndërmend të rinovojë dhe Dortmund dëshirojnë të përfitojë nga kjo situatë.

Media gjermane raporton se verdhezinjtë pritet të ofrojnë 10 milion euro për shërbimet e qendërmbrojtësit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco