Zyrtare/ Premier League rifillon më 17 qershor

Zyrtare/ Premier League rifillon më 17 qershor

19:17, 28/05/2020

Tashmë është zyrtare. Kampionati anglez i futbollit i njohur si ‘Premier League’ rifillon të mërkurën e 17 qershorit.

Lajmi është konfirmuar nga Premier League përmes një postimi në faqen zyrtare.

“  Ditën e sotme, krerët e Premier League kanë rënë dakord për një datë të re për rifillimin e sezonit 2019/20. U vendos që të mërkurën më 17 qershor të jetë data e rifillimit, me kusht që të gjitha kërkesat e sigurisë të jenë në fuqi ”, thuhet në njoftimin e Premierligës.

Edhe më herët gjatë ditës u raportua se kjo do të ishte data për rifillimin, por vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar gjithçka. 

Futbolli në ishull u ndalua në mars, për shkak të koronavirusit, dhe vetëm javën e kaluar lojtarët rinisën stërvitjen në numër të kufizuar.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco