ZYRTARE/ Merret vendimi për të rifilluar Serie A

ZYRTARE/ Merret vendimi për të rifilluar Serie A

19:38, 28/05/2020

Serie A edhe zyrtarisht ka vendosur që të rifillojë sezonin.

Në samitin e mbajtur sot, i cili nisi në ora 18:30, Serie A, Qeveria e Italisë dhe FIGC kanë marrë vendimin që sezoni të rifillojë, shkruan sportmediaset.

Serie A dëshiron të fillojë përsëri më 13 qershor por sipas zërave të fundit hipoteza e 20 qershorit po shihet si opsioni më i mundshëm pasi do t’i lihet 4 javë kohë skuadrave që të stërviten në mënyrë që futbollistët të rikthehen në formë të mirë fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco