Futbollisti i PSG-s aksidentohet  me Lamborghini e tij

Futbollisti i PSG-s aksidentohet me Lamborghini e tij

18:23, 28/05/2020

Futbollisti i Paris Saint Germain, Marcin Bulka ka përjetuar momente tmerri. Portieri i tretë i PSG-s, i cili u kthye në vendlindjen e tij, Poloni pas ndërprerjes së detyruar të futbollit, ka pësuar aksident rrugor natën e të mërkurës.  20 vjeçari është përplasur me makinën e tij  Lamborghini pranë qytetit Ëyszogrod.

Sipas gazetarit Maciej Turski, portieri i klubit parisien, për fat të mirë nuk është dëmtuar, madje ka biseduar me njerëzit që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Bulka është pjesë e PSG-s që prej verës e kaluar dhe ka luajtur një takim në Ligue1. Ai është nën kontratë deri në qershor 2021 me skuadrën e PSG-s.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco