Formacioni më i mirë i historisë së Barcelonës, mungojnë Maradona dhe ‘Fenomeni’

Formacioni më i mirë i historisë së Barcelonës, mungojnë Maradona dhe ‘Fenomeni’

14:27, 28/05/2020

Është detyrë vërtetë e vështirë për të bashkuar formacionin më të fortë në historinë e Barcelonës, duke pasur parasysh se një numër i madh i lojtarëve kanë veshur fanellën e kësaj skuadre.

Këtë e ka bërë “Marca”, përmes analistit të saj të njohur, Julio Maldonado.

Në formacionin e tij nuk ka asnjë lojtar nga vitet ’50 dhe ’60 të shekullit të kaluar, dhe nuk ka lojtar edhe nga periudha më e vonë, ku në Barcelonë luajtën lojtarë si Diego Armando Maradona, Ronaldo (Fenomeni) dhe Ronald Koeman.

Formacioni më i mirë i Barcelonës, sipas “Marca”, përbëhet me lojtarë që sukseset te kjo skuadër i kanë sjellë vitet e fundit.

Emra si Lionel Messi, Ronaldinho, Xavi e Iniesta, janë pjesë e këtij formacioni.

Formacioni më i mirë i historisë së Barcelonës: Valdes, Alves, Pique, Puyol, Alba, Guardiola, Xavi, Iniesta, Ronaldinho, Messi dhe Cryuff.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco