Rangers blen kartonin e djalit të Gheorghe Hagi

Rangers blen kartonin e djalit të Gheorghe Hagi

10:20, 28/05/2020

Klubi skocez i Rangers ka njoftuar se ka ushtruar të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të fantazistit rumun Ianis Hagi, i cili iu bashkua skuadrës nga Glasgow vetëm në janar të këtij viti, në huazim nga belgët e Genk.

Futbollisti 21-vjeçar luajti vetëm 7 ndeshje me fanellën e Rangers, pasi pandemia bëri të pamundur që të zbresë më shumë në fushë, pro aq i mjaftuan që të bindë trajnerin Steven Gerrard se e meriton të bëhet pjesë e skocezëve.

Ianis Hagi është djali i legjendës rumune të futbollit, Gheorghe Hagi dhe ka lindur 21 vite më parë në Stamboll, kur babai i tij ishte pjesë e Galatasarayt, ndërsa për dy sezone ka qenë edhe pjesë e Fiorentinës, por me klubin vjollcë numëron vetëm dy takime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco