PSG arrin marrëveshjen me Porton për transferimin e mbrojtësit brazilian

PSG arrin marrëveshjen me Porton për transferimin e mbrojtësit brazilian

23:06, 27/05/2020

Paris Saint Germain ka gjetur futbollistin të cilit do t’i besojë korsinë e majtë të mbrojtjes dhe bëhet fjalë për brazilianin Alex Telles, me të cilin ka arritur marrëveshjen për ta transferuar nga portugezët e Portos.

Lajmi vjen nga mediat portugeze, që raportojnë se akordi mes klubeve është arritur për një shifër prej 25 milionë eurosh, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë vetëm pas përfundimit të kampionatit për Porton, duke qenë se në Francë është mbyllur para kohe Ligue 1.

Ish mbrojtësi i Interit ka spikatur në kampionatin portugez në dy sezonet e fundit dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve europiane, por duket se garën e kanë fituar kampionët francezë, që kanë gjetur kështu pasuesin e Layvin Kurzawa./ss

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco