Bundesliga: Hap fals i Laipzig, barazon me Hertha Berlin

Bundesliga: Hap fals i Laipzig, barazon me Hertha Berlin

20:59, 27/05/2020

Java e 28-të e Bundesligës gjermane nisi ditën e sotme me takimin ndërmjet Laipzig (3, 54 pikë)Bundesli dhe Hertha Berlin (11, 34 pikë).

Pas humbjes së Borussia Dortmundit në përballjen ndaj Bayern Munich ditën e djeshme, Laipzig kishte mundësinë të rrëmbente vendin e dytë ditën e sotme në qoftë se fitonte, ndërsa nga ana tjetër skuadra nga kryeqyteti gjerman mund të afrohej ekipeve në pjesën e parë të tabelës. 

Ndeshja nisi vrrullshëm dhe në minutën e 9-të, Hertha kaloi në avantazh me anë të Grujic. Mirëpo, vendasit reaguan shpejt dhe në minutën e 24-rt, Klostermann gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar gjithçka.

Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë. Pas rifillimit të lojës, skuadra e Julian Nagelsmann mbeti me dhjetë lojtarë (63). Mirëpo, vetëm 5 minuta më vonë ishte sulmuesi çek Patrick Schick, që u dha avantazhin vendasve.

Në momentin që Laipzig po shkonte drejt fitores, Hertha arriti të barazonte me anë të Piatek nga pika e bardhë e penalltisë(82), ndërsa rezultati 2-2 mbeti në fuqi deri në vërshëllimën finale të arbitrit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco