Serbia sfidon koronavirusin dhe hap stadiumet! Ja kushti për tifozët

Serbia sfidon koronavirusin dhe hap stadiumet! Ja kushti për tifozët

21:08, 27/05/2020

Hap pas hapi normaliteti po i merr vendin emergjencës dhe frikës kudo në botë, sa i përket gjendjes së pandemisë për shkak të koronavirusit.

Futbolli, sigurisht, është ai që kthehet në një “pilulë qetësuese” për njerëzit e terrorizuar. Ka nga ato kampionate ku çdo gjë ka rinisur normalisht, si Bundesliga, por të tjera do të rinisin së shpejti dhe madje duke hapur edhe dyert e stadiumit.

Eshtë rasti i Serbisë që, duke nisur nga data 1 qershor ka vendosur të rihapë gjithçka edhe për tifozët, me kusht që të respektojnë 1 metër distancë.

Në fundjavë do të luhet futboll, duke vazhduar aty ku ishte lënë. Megjithatë, këtë fundjavë do të luhet me dyer të mbyllura dhe më pas me tifozë./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco