Ibrahimoviç largohet nga Milano, nis udhëtimin drejt Suedisë

Ibrahimoviç largohet nga Milano, nis udhëtimin drejt Suedisë

20:01, 27/05/2020

Zlatan Ibrahimoviç  është kthyer në Suedi për trajtim mjekësor, pasi ka lënduar pulpën e këmbës gjatë stërvitjeve me Milanin, shkruan “Sky Sport Italia”.

Klubi i ka dhënë leje Ibrës të kthehet në Suedi dhe ai është nisur në pasdite. Ibrahimoviq 38-vjeçar pritet të mungojë afro një muaj pas lëndimit në pulpë. Mirëpo, fillimisht te Milani ishin frikësuar se dëmtimi mund të ishte më serioz, por për fat të mirë jo.

Sulmuesi i është nënshtruar një seance fizioterapie në mëngjes, para se të nisej në Suedi. Nga 3 qershori ai do të jetë në gjendje të kthehet në Itali, pa pasur nevojë për karantinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco