Akuzohet për abuzim seksual: FIFA pezullon presidentin e Federatës së...

Akuzohet për abuzim seksual: FIFA pezullon presidentin e Federatës së...

23:21, 26/05/2020

Pas një hetimi të gjatë, “The Guardian”  zbuloi, më 30 Prill, se Yves Jean-Bart, presidenti i Federatës së Futbollit të Haitit, ishte akuzuar për abuzim seksual me futbollistet e kombëtares, gjatë pesë viteve të kaluara.

Menjëherë pas marrjes së lajmit, policia gjyqësore në Haiti më 9 maj vendosi të hapë një hetim për këtë çështje.

Gjithashtu edhe FIFA nga ana e saj nuk qëndroi duar kryq përballë kësaj situate. Sipas atyre që raporton “The Guardian”, organi më i lartë i qeverisë së futbollit ka vendosur të pezullojë përkohësisht Jean-Yves Bart, me efekt të menjëhershëm, për një periudhë prej 90 ditësh, në pritje të vendimit përfundimtar të autoriteteve lokale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco